|
|
|
 |
Biografia e grupit
|
|
-
Anėtarėt
e xhaz-bendit Tung Tung njihen mes vete qysh nga
mosha e re, mė saktė qė kur fillojnė ti bėjnė hapat
e parė nė muzikė. Fillimisht i pėrkushtohen muzikės
popullore shqiptare, duke e kultivuar me pasion tė
thellė e mė vonė edhe zhanreve tjera tė muzikės
botėrore, e sidomos xhazit dhe bluzit. Gjatė
rrugėtimit tė tyre nė botėn e muzikės, nuk mungon
shoqėrimi i tyre me njėri-tjetrin, duke realizuar
herė pas here edhe ndonjė bashkėpunim tė ndėrsjellė,
qė megjithatė mund ta quajmė tė karakterit
incidental. Ėshtė dashur tė kalojnė vite tė tėra
pėrkushtim ndaj muzikės, akumulim i njė pėrvoje dhe
pjekurie tė konsiderueshme muzikore, pėr tu
kryqėzuar mė nė fund rrugėt muzikore tė kėtyre
artistėve dhe si rezultat tė lind xhaz-bendi Tung
Tung. Dėshira pėr tė frymuar sė bashku si bend, ka
qenė e pranishme qysh moti tek secili prej anėtarėve
tė grupit, por megjithatė duhej tė piqen ca kushte e
rrethana dhe tė pritet tė vijė momenti i qėlluar qė
tė ndėrmerret njė hap i tillė. Ndėrkaq se ky ka qenė
hap tejet i qėlluar, u dėshmua menjėherė me
incizimin e albumit tė parė nė vitin 2003, gjė qė
merret si promovim zyrtar i bendit para auditoriumit
mė tė gjerė. Bagazhi i pasur i akumuluar gjatė
karrierės shumėvjeēare, anėtarėve tė grupit u ka
lejuar tė bėjnė njėlloj eksperimenti nė pikėpamje
muzikore, duke gėrshetuar muzikėn popullore
shqiptare me atė xhaz dhe bluz. Si rezultat i
njohjes shumė tė mirė tė kėtyre zhanreve muzikore si
dhe interpretimit me pėrkushtim dhe pasion, lindi
njė muzikė tejet interesante, e qetė dhe e kėndshme,
e cila u mirėprit nga publiku.
|
 |
-
Bendi ėshtė i pėrbėrė nga anėtarėt: Adnan Ajdini,
Afrim Aziri, Arben Ajdini dhe Bashkim Aziri, qė tė
gjithė nga Shkupi.
Emri i grupit Tung Tung jo rrallė herė ngjallė
kureshtjen e njerėzve rreth domethėnies sė tij,
kėshtu qė anėtarėve tė grupit shpeshherė u
parashtrohen pyetje nė kėtė drejtim. Pėr
shqipfolėsit besojmė se nuk duhet ndonjė sqarim, por
pėr tė tjerėt, tė cilėve ky emėr u duket i
pazakontė, jemi tė mendimit se nevojitet njė sqarim
i shkurtėr. Atėherė, emri Tung Tung ėshtė
shkurtesė e fjalės sė vjetėr pėrshėndetėse shqipe
Tungjatjeta, qė i thuhet dikujt nė formė urimi me
kuptimin ti zgjatet jeta.
|
|
|